Pica më e veçantë në Qytet!
Gremi Restorant-Piceri, ju sjell picën më të veçantë në qytet. E dini pse? Sepse përdorim një varietet të grurit të papërpunuar për të realizuar brumin me 4 lloje drithërash, që piqet më pas në furrë druri.
Rezultati?
Një picë e shijshme, e lehtë dhe mbi të gjitha e shëndetshme.
Mos harroni!
Mund të zgjidhni gjithashtu picën me karbon apo shafran.
Një picë ndryshe….
Ndryshimi i picës sonë nga picat e zakonshme, është i dallueshëm që në momentin e parë që e shijon. Kjo, sepse ne kemi ingredientët natyralë të një cilësie të lartë, të gjithë të ardhur nga Italia. Por ai që e bën unike picën në Gremi Restorant -Piceri është mbi të gjitha gruri.
Ju zbulojmë sekretin tonë
Mielli që ne përdorim për brumin e picave është i veçantë, si në origjinë edhe në vlera ushqimore. Bëhet fjalë për një varietet të grurit të fortë që vjen nga Foggia, një grurë autentik dhe i njohur i zonës së Puglias, i bluar në mulli guri.
Kjo do të thotë se gjatë bluarjes gruri ruan të gjitha vlerat e tij ushqimore, sasinë e vitaminave dhe mineraleve të tilla si hekuri, magnezi apo zinku.
Gjithashtu ndryshe nga gruri i përpunuar në makineri moderne, gruri i bluar në mulli guri ruan shijen dhe aromën natyrale.

Një picë e shëndetshme
Një studim i kryer kohët e fundit vë në dukje se përdorimi i drithërave antike shkakton një ulje të ndjeshme të kolesterolit total dhe të sheqerit në gjak.
Gruri që ne përdorim nuk është i modifikuar gjenetikisht dhe në rritjen e tij nuk janë përdorur plehra kimike.
Embrioni i grurit përmban Omega 3, Omega 6, vitaminat A, E, D dhe vitaminat e grupit B (B1, B3, B5 e B6).
Gjithashtu ai përmban mineralet e rëndësishme si kalcium, natrium, fosfor, zink, hekur, magnez, mangan, selen dhe molbiden.
I pasur në polifenole dhe fibra, mielli integral ndikon pozitivisht në aktivitetin antitumoral, anti-inflamator, në përmirësimin e imunitetit dhe në aktivitetin kardiovaskular.
Gjithashtu, ndryshe nga mielli i bardhë, ai ruan shijen origjinale të grurit dhe është më i tretshëm për organizmin. Ja përse dietologët rekomandojnë gjithmonë drithërat integrale, në vend të atyre të përpunuara.
Menu Pizza
Pizza Klasike