Restorant Piceri
Gremi
Gremi Restorant-Piceri, erdhi si një domosdoshmëri e zhvillimit të zonës në të cilën u vendos.
Kërkesat e vazhdueshme të pacientëve të huaj që vizitonin “Gremi Clinic”, por edhe të banorëve të zonës përreth, sollën nevojën e krijimit të një oazi familjar, në të cilin të mund ofroheshin larmi pjatash, mbi të gjitha të gatuara me kujdesin dhe cilësinë e lartë të një gatimi, si në shtëpi.
Në kemi zgjedhur shefa të shkëlqyer, mjeshtra të talentuar në kuzhinë, të cilët janë në gjendje të servirin jo thjesht pjata të bukura, por të ruajnë vlerat dhe shijen e produkteve gjatë gatimit.